Agjencia Menaxhimit Emergjent AME MPB  pret në vizitë ekspert të Mbrojtjes Civile nga Republika e Francës

Agjencia Menaxhimit Emergjent AME MPB pret në vizitë ekspert të Mbrojtjes Civile nga Republika e Francës

Krijuar në datën 11/07/2022
Agjencia Menaxhimit Emergjent AME MPB pret në vizitë ekspert të Mbrojtjes Civile nga Republika e Francës

Prishtinë, 07 Nëntor 2022


Në vazhdën e bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave në aspektin e Mbrojtjes Civile, AME sot priti në takim pune dy ekspert nga Republika e Francës.

Bazuar në agjendën e takimit, e cila në fokus pati trajtimin e rreziqeve nga materiet e rrezikshme HAZMAT dhe kërcënimeve nga materiet KBRN. Të ftuarit me një fjalë rasti përshëndeti Zëvendësuesi DP AME-s z. Shefki Abdullahu, ndërsa për temat specifike prezantuan para eksperteve Francez, drejtues të divizioneve dhe sektorëve të AME-s.

Agjenda e vizitës nga ekspert të Mbrojtjes Civile Franceze në ditët e ardhshme planifikohet të vizitojnë edhe Qendrën e Ushtrimeve të Integruara QUI ,pjesë integrale e Departamentit të Gatishmërisë DG AME, si dhe Akademinë e Kosovës të Sigurisë Publike në Vushtrri.

Bashkëpunimi me MC nga Republika e Francës do të vazhdojë dhe intensifikohet edhe përmes formave tjera dhe këmbim të ekspertëve , ndër tjerash i planifikuar është edhe dërgimi i kapacitetit reagues nga NJPZSH në trajnim të specializuar në Francë.